Maturantët kanë përparuar në gjuhën maqedonase, janë dobësuar në shqip dhe anglisht
Qendra për Provim Shtetëror sot a ka publikuar rezultatet e maturës shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Nga të dhënat që u kumtuan nga drejtoresha, Elizabeta Naumovska mësohet se në krahasim me vitin 2019, kur kishte maturë shtetërore, maturantët këtë vit kanë treguar sukses më të lartë në gjuhën maqedonase, ndërkaq më të dobët në gjuhën shqipe dhe angleze.
“Rreth 15.300 maturantë u janë nënshtruar provimit. Për gjuhën maqedonase dhe literaturë janë paraqitur 10.848 kandidatë, kurse provimin e kanë kaluar 10.647. 201 maturantë kanë munguar. Nota mesatare që e kanë arritur nxënësit në gjuhën maqedonase dhe literaturë arrin 3.93. Kemi bërë krahasim me vitin 2019, pasi vitin e kaluar nuk ka pasur maturë. Në vitin 2019 ka qenë 3.63. Në gjuhën shqipe dhe literaturë janë paraqitur 4.078, provimin e kanë kaluar 3.873 kurse 205 kanë munguar. Nota mesatare është 3.59, kurse në vitin 2019 ishte 3.85. Në gjuhën turke 272, kanë kaluar 253. Nota mesatare është 3.57, kurse në vitin 2019 ishte 3.73. Në gjuhën angleze janë paraqitur 13.452 maturantë, ndërkaq provimin e kanë kaluar 13.033. Nota mesatare këtë vit është 2.82 3.07. Do të thotë kemi sukses më të dobët këtu”, tha Naumovska, transmeton TV21.
Grumbulluar edhe përqindjet e lëndëve tjera, në nivel shtetëror nota mesatare arrin në 3.61.