Maqedoni

Matematika, mbetet e padëshiruar për t’u studiuar nga të rinjtë

Për këto 14 studentë të matematikës sot u ndanë bursa studimi nga kompanitë e sigurimeve në vend. Por a do të ishte kjo një mënyrë për të stimuluar studentet të regjistrojnë drejtimet deficitare neper universitetet e vendit?!
Sipas studentëve nuk është vetëm pjesa financiare që do të ndihmonte në zgjedhjen e këtyre drejtimeve deficitare por si arsye e shohin edhe mungesën e njohurive bazë nëpër shkolla fillore dhe të mesme dhe mungesën e ligjëruesve të Shkencave Natyrore e sidomos drejtimin e matematikes.
“Fakulteti ynë është pakës dinamik dhe kërkon më shumë përkushtim por mendoj se shumica e nxënësve të shkollës së mesme nuk kanë njohuri bazë dhe kjo është arsyeja perse nuk zgjedhin drejtimin e matematikës, unë e zgjodha matematiken sepse gjithë jetën e kam dashur atë dhe gjithashtu shoh karrierë të mirë me arsimimin tim”.
“Mendoj se të gjithë frikësohen nga matematika dhe mendojnë se nuk do të gjejnë punë mirë të paguar me atë fakultet, por nuk është ashtu, mendoj se nuk janë mjaft të informuar me drejtimet e Shkencave Natyrore të Matematikes dhe me mundësitë për punësim me ato drejtime”.
Nga të dhënat që Alsat siguroi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave shihet qartë interesimi i ulët nga ana e studentëve që këtë vit akademik kanë zgjedhur drejtimin e Shkencat matematiko-natyrore dhe konkretisht drejtimin matematikë. Në Universiteti Kirili dhe Metodij këtë vit janë regjistruar vetëm 22 studentë, në Universitetin e Tetovës në drejtimin matematikë janë regjistruar vetëm 17 studentë dhe në Universitetin Goce Dellçev në Shtip janë regjistruar vetëm 6 studentë.
Nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, këtë vit akademik në vendin tonë në vit të parë janë regjistruar gjithsejtë 10,034 studentë. Drejtimi më i preferuar është ai i informatikës ku këtë vit janë regjistruar 1691 studentë