Mashtruesi ia mori kumanovared 2.300 euro dhe nuk i kreu punë
Një qytetare e moshuar nga Kumanova ka denoncuar në polici se është mashtruar për një shumë prej 2.300 euro, kumtoi sot SPB Kumanovë.
Banorja 67 vjeçare nga rrethina e Kumanovës ka denoncuar se i ka paguar para një personi, i cili i kishte premtuar se do të veprojë që të hiqet aktvendimi për djalin e saj i cili mjekohej në psikiatri.
SPB Kumanovë merr masa për zbardhjen e rastit.