September 23, 2024
Maqedoni

Mashtrohen me mijëra euro 26 veta nga Gostivari, shitësi nga Shkupi ua mori paratë por nuk ua solli mallin

Zyra e Jashtme për Punë Kriminale në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër G.Z. (39) dhe E.Z. (41), të dy nga Shkupi, si dhe kundër një personi juridik nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Gjithashtu, është ngritur kallëzim penal edhe kundër M.P. (38) nga Shkupi, pronar i personit juridik, për dyshim për bashkëpunim në lidhje me veprën penale të mashtrimit. Të akuzuarit e parë dhe të dytë, në maj të vitit 2023, si të punësuar në personin juridik të raportuar, i kanë mashtruar të dëmtuarit duke i bindur se do t’u dorëzoheshin peletet e ngrohjes të parapaguara, duke shkaktuar dëm ndaj gjithsej 26 persona fizikë.