Mashtrime gjatë shitjes se banesave, prokuroria ngrit akuzë kundër 41 vjeçarit
Logo
MaqedoniDrejtësi
Mashtrime gjatë shitjes se banesave, prokuroria ngrit akuzë kundër 41 vjeçarit
By
Desk
02/06/2021 13:22
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti Aktakuzë kundër një shkupjani të moshës 41 vjeçare, për shkak të veprës së kryer penale – Mashtrim.
“I akuzuari, në periudhën prej 6 maj 2020 deri më 5 mars 2021, në Shkup, me paramendim ka kryer dhjetë veprime të lidhura në kohë që përfaqësojnë realizim të shumëfishtë të një vepre, duke përdoruar raportin e njëjtë, rrethanat e njëjta dhe të ngjashme, ndërsa me qëllim që të përfitojë pasuri të paligjshme për vete. Ai ka mashtruar dhjetë persona – të dëmtuar, të cilëve rrejshëm u ka prezantuar fakte se si agjent për patundshmëri në Agjencinë e tij për patundshmëri është autorizuar nga emri i pronarëve të banesave që t’i shesë banesat e tyre personave të tjerë. I akuzuari i kishte shpallur dhe prezantuar banesat për shitje, me çka i ka detyruar të dëmtuarit që të bëjnë dëm pronës së tyre nga vlera më e madhe”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë Publike.
Shtojnë se me katër nga të dëmtuarit, i akuzuari ka lidhur Marrëveshje për kapar për banesa në ndërtim dhe ka paguar vlera të ndryshme, por nuk kanë lidhur Marrëveshje për shitblerje.
Me gjashtë të dëmtuar, i akuzuari ka lidhur Marrëveshje për kapar dhe ka paguar vlera të ndryshme për kaparin, ndërsa pastaj ka lidhur edhe Marrëveshje për shitblerje, në të cilat pa dijen e pronarëve të vërtetë ishte nënshkruar si “shitës”.