BallinaMaqedoni

Mashtrim me vlerë 25 mijë euro në Çarshinë e Shkupit, në vend të parave i kanë dhënë letra

H.M (34) nga Shkupi ka raportuar dje se rreth orës 15:00 në një këmbimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është mashtruar nga dy shtetas të huaj,transmeton Lideri.mk.

Sipas MPB-së, pasi janë pajtuar për shkëmbim të parave për 25.000 euro në këmbimore, personat kanë ardhur me një çantë me shumën e parave të dakorduara në denarë, ndërsa njëri prej tyre e ka zëvendësuar çantën me denarë me një çantë tjetër të njëjtë e cila ishte plot me letra në pjesën e poshtme, transmeton Lideri.mk.

Siç ka raportuar H.M., ai u ka dhënë eurot pa kontrolluar çantën dhe pasi janë larguar ka kuptuar se ishte mashtruar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit, njoftoi policia./Lideri