Sport

Masar Omeragiq, zyrtarisht është kandidati i vetëm për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë

Komisioni për zgjedhje dhe verifikim pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka pranuar kandidaturën e Masar Omeragiq për kryetar të FFM-së. Ky propozim erdhi nga ana e Lidhjes Komunale e Futbollit (LKF) Sveti Nikollë dhe do të shqyrtohet në Kuvendin e jashtëzakonshëm Zgjedhor të FFM-së i cili është planifikuar për më 22 dhjetor 2024.

Me vendim të Komisionit për zgjedhje dhe verifikim, Omeragiq është përcaktuar si kandidati i vetëm për kryetar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ky vendim konfirmon pjesëmarrjen e tij të konsiderueshme në ndryshimet dhe reformat e ardhshme të skenës së futbollit në Maqedoni, njoftojnë nga FFM.