June 26, 2024
Maqedoni

Marrëveshja e Prespës, Koxias e kritikon qeverinë greke për moszbatimin e protokolleve

është e saktë se Marrëveshja fqinjëve ua njeh etnitetin, për shkak se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk përmban diçka të tillë, përcjell TV21. Ky është qëndrimi i ish ministrit të jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Prespës i cili  në “Katimerini” e mbron këtë marrëveshje duke thënë se e njëjta i ka zgjidhur problemet e së kaluarës por edhe ka vendosur agjendë pozitive për bashkëpunim dhe avancim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shoqërive. Koxias thotë se qeveria aktuale greke e udhëhequr nga Kiriakos Micotakis nuk e ka kuptuar atë dhe nuk e ka zbatuar. Ai e kritikon mosmiratimin e protokolleve në Greqi nga pushteti, të cilat tashmë 5 vjet kanë ngecur në parlamentin grek, ndërsa priftërinjtë e Maqedonisë i quan “maqedono-verior”.

“Në vend që qeveria t’i shtyjë marrëdhëniet dypalëshe në drejtim që të  marrim një mik të qëndrueshëm dhe aleat me efekte pozitive për rajonin më të gjerë, ajo e minon realizimin e rrjetit të perspektivave pozitive. Qeveria jo vetëm që nuk i realizoi veprimet e parapara ndërqeveritare, por Micotakis as nuk erdhi në Shkup, dhe pyes veten time: a nuk pyeti veten pushteti aktual se çfarë do të ndodhë në praktikë nëse heq dorë ose marrëveshja është e paorganizuar? “, theksoi Nikos Koxias, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë.