September 28, 2024
Maqedoni

Mariçiq-Varheyi: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE, tani është momenti për të vepruar

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua në Bruksel me Komisarin Evropian për zgjerim, Oliver Varheyi, ku bisedian për situatën e brendshme politike, rrjedhën e procesit të skriningut dhe pritshmëritë para publikimi i Raportit të progresit për vitin 2023. Nga qeveria informojnë se në takim, zv. kryeministri Mariçiq ka ritheksuar se për qeverinë anëtarësimi në BE është qëllimi i tyre kryesor.

Komisari Varheyi në takim paralajmëroi Raportin e ri për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, për të cilin tregoi se në këtë fazë të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, do të vendosë synime shumë më të larta si dhe udhëzimet në Udhërrëfyes për përmirësimin e rezultateve në të gjitha fushat.

Në takim u shqyrtua edhe plani i ri i BE-së për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor, me të cilin bashkëbiseduesit ranë dakord se është një mesazh i mirë dhe i fortë për rajonin se duhet të përgatitet më shpejt për anëtarësimin në BE dhe me hapa konkretë në thelb të shkojë drejt integrimit të plotë në Bashkimi. “Planet e BE-së dhe përkushtimi ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor e bëjnë anëtarësimin në BE të arritshëm dhe realist për ne dhe se duhet ta shfrytëzojmë këtë moment pozitiv politik, sepse kjo është një mundësi që nuk dihet se kur dhe nëse do ta kemi përsëri”, ka thënë Mariçiq.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nisi debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese I cili mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.për ndryshimet kushtetuese nevojiten 80 vota deputetësh.