Mariçiq mbështet Kovaçevskin për kryetar të LSDM-së
Ministri i Drejtësisë i cili është edhe sekretar për Bashkëpunim Ndërkombëtar në LSDM bëri të ditur se ai do të mbështesëf Dimitar Kovaçevskin për kryetar partie.
Sipas tij, përzgjedhje për Kovaçevskin është për shkak se LSDM-së i nevojitet unitet dhe përgjegjshmëri.
“Nëse bashkohemi rreth një qëllimin të përbashkët që të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme, kemi mundësi. Na duhet periudhë tabile në LSDM, për shkak se kemi mjaftueshëm kohë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Na duhet zgjedhja më e rëndësishme e konsolidimit. Unë jam në dispozicion për liderin e ri në parti dhe në qeveri”, tha Mariçiq.
Ai shtoi ndërkombëtarët bënë me dije se Zaev duhet të qëndrojë në pozitën e kryeministrit, edhe pse respektojnë vendimin e tij të tërheqjes.