Maqedoni

Maqedonia ndër vendet më të palumtura në botë, e dyta në Evropë

Sipas një sondazhi të Gallup të kryer në 42 vende, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të tretët në listën e njerëzve më të pakënaqur në botë dhe të dytët në Evropë. Gana kryeson me 38 për qind dhe në vendin e dytë është Ukraina me 35 për qind.

Hulumtimet e shumta të viteve të fundit tregojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, janë ndër qytetarët më të pakënaqur dhe më të palumturit në Evropë dhe botë. Sondazhi i fundit i publikuar nga Gallup, tregon se qytetarët e vendit tonë nuk janë të kënaqur me jetën e tyre. Sipas anketës, 32 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se aspak nuk janë të kënaqur me jetën e tyre. Vendi ynë renditet i treti ndër vendet më të pakënaqura në botë. Ndërsa më keq se ne renditet vetëm Gana dhe Ukraina. Psikologët thonë se çështja e lumturisë është komplekse, veçanërisht duke pasur parasysh se ajo është një përvojë subjektive që në masë të madhe varet nga qëndrimi i subjektit tonë dhe këndvështrimi të rrethit që na rrethon. Sipas tyre, ndikimet e jashtme janë nxitëse apo shtypëse në pamjen e saj. Megjithatë, ato thonë se ne si qenie sociale nuk mund të izolohemi nga mjedisi dhe vlerat që mbizotërojnë.

Radmilla Mançevska, psikologe, ka deklaruar se kohëve të fundit në vlerësimin e ngjarjeve, përvojave, objekteve dhe njerëzve të cilët na rrethojnë gjithnjë e më shumë po theksohet ana materiale. Sipas saj, rëndësia e madhe që po i jepet anës materiale zhvlerëson të gjitha vlerat tjera dhe arritjet ka mund të merr një njeri. “Krahasimi i vetvetes në këtë drejtim me vendet e Evropës Perëndimore dhe standardin e tyre të jetesës, krijon një ndjenjë inferioriteti, pafuqie dhe pakënaqësie që përshkon në një masë të madhe përvojën e përgjithshme subjektive të personit. Kjo pakënaqësi shoqërohet me një sërë faktorësh që kontribuojnë në masë të madhe si drejtësia selektive, ryshfeti dhe korrupsioni, partizimi i shoqërisë, ndikimi i mediave ku më shumë hapësirë i lihet lajmeve negative dhe zhvillimet si dhe zhvlerësimi i sistemit arsimor i cili duhet të jetë një shtyllë e rëndësishme e forcimit të vlerave njerëzore”, deklaroi ajo. Sipas saj, e gjithë kjo krijon një qëndrim negativ ndaj të gjitha zhvillimeve në shoqëri që kthehet në shprehi dhe mënyrë të menduari.

Sipas një sondazhi të Gallup të kryer në 42 vende, qytetarët e vendit tonë janë të tretët në listën e njerëzve më të pakënaqur në botë dhe të dytët në Evropë. Gana kryeson me 38 për qind dhe në vendin e dytë është Ukraina me 35 për qind. Për vite me radhë, vendet skandinave kanë qenë një nga më të lumturat në botë. Edhe gjatë pandemisë, finlandezët ishin njerëzit më të lumtur në botë.