Maqedoni

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të nefrologëve

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të nefrologëve. Ndërkaq, në vend janë të regjistruar 595 persona me sëmundje kronike të veshkëve, prej të cilëve 332 meshkuj dhe 263 femra. Sipas kryetarit të Shoqatës së Nefrologjisë, dializës dhe transplantimit të organeve artificiale Goce Spasovski në intervistën për MIA-n, përveç mungesës së nefrologëve është e nevojshme të përmirësohet monitorimi i pacientëve para dializës.

Goce Spasovski, kryetar i Shoqatës së Nefrologjis, dializës dhe transplantimit të organeve artificiale

“Ambulantat specifike nefrologjike, në të cilat do duhej ti trajtonim pacientët në fazë të hershme, janë të mbingarkuara, përshkak të numrit të pacientëve dhe numrit të vogël të nefrologëve, shpesh herë nuk mund të arrijmë tek ato persona që kanë vërtetë progres shumë të shpejtë të sëmundjes së veshkëve”.

Në preventivën dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes, rol kyç sipas nefrologut Spasovskit, kanë mjekët amë.

Goce Spasovski, kryetar i Shoqatës së Nefrologjis, dializës dhe transplantimit të organeve artificiale

“Mjekët amë do duhej të kenë udhëzime të caktuara të cilat ne i kemi dhënë, në të cilat theksohet se çdoherë kur mjekët amë kanë pacient të rrezikuar, të mund të kontrollojnë kondicionin e tij, në aspekt të laboratorit biokimik, shtypjen e gjakut, peshën e pacientit dhe pastaj ta udhëzojnë tek ne”.

Poashtu ai bëri me dije se mungon edhe Regjistër për personat me sëmundje të veshkëve në fazë të hershme.