Maqedonia e Veriut në gjendje krize për shkak të zjarreve
Qeveria shpall gjendje krize për 30 ditë si pasojë e vatrave të zjarrit në nivel shteti. Komiteti për menaxhim me kriza ka konstatuar se situata me zjarret dhe kushtet atmosferike mund të rëndojnë edhe më tepër ballafaqimin e institucioneve me fatkeqësinë natyrore. Qendra për Menaxhim me Kriza është angazhuar për hartimin e planit aksionar, ndërsa nga presidenti kërkohet rritja e numrit të ushtarëve në terren.
Vendimi i Qeverisë për gjendjen krizës:
“Presidentit i kërkohet të vendosë për angazhimin e një pjesë të Armatës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqim me gjendjen e krizës; Shtabi Qendror pranë Qendrës së Menaxhimit me Kriza të fillon menjëherë me përgatitjen e planit aksionar; MPB-ja, Armata, QMK-ja, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet nga vetëqeverisja lokale t’i vendosin në funksion në gjitha resurset dhe kapacitetet e tyre.”
Gjendja e krizës do të zgjasë deri më 3 shtator. Në rast se Qeveria vlerëson se njëjta duhet vazhduar edhe më tej, Ligji i menaxhimit me kriza obligon organin ekzekutiv të kërkojë nga Kuvendi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Vendimi për gjendje krize nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë. Nëse gjendja e krizës vazhdon edhe pas 30 ditëve, Qeveria obligohet të kërkojë nga Kuvendi vazhdimin e afatit ose të propozon shpalljen e gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”, thuhet në Ligjin për Menaxhimit të krizave.
Për momentin vendi nuk ka gjendje krize aktive në nivel shteti që lidhet me pandeminë. Në nivel rajoni, për shkak të valës së emigrantëve pas hapjes së kufijve, në gjendje krize ndodhet zona e kufirit me Greqinë dhe zona veriore në kufi me Serbinë.
Adrian Kerimi