Maqedonia e Veriut është në borxh 11.4 miliardë euro!
Borxhi i jashtëm neto, ose borxhi pa interes, në fund të vitit të kaluar arriti në 4.4 miliardë euro ose 32.6% të BPV-së, njoftoi Banka Popullore.
Në tremujorin e katërt të vitit, borxhi i jashtëm neto është rritur për 305 milionë euro ose për 7.3%. Në fund të tremujorit të katërt të vitit 2023, borxhi i jashtëm bruto është 11.4 miliardë euro dhe shënoi një rritje tremujore prej 386 milionë euro.
Krahasuar me fundin e vitit 2022, borxhi i jashtëm neto është rritur për 147 milionë euro.