Maqedonia e Veriut dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Meri Bërns, sot e nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara.
Marrëveshja në fjalë parashikon mënyrën e shkëmbimit të informacioneve të klasifikuara në sferën e punëve të jashtme, mbrojtjes, sigurisë, Sundimit të ligjit, shkencës, industrisë dhe teknologjisë, me çka përcaktohen masat dhe procedurat e nevojshme për mbrojtjen e tyre.