Maqedoni

Maqedonia E PARA në EUROPË për persona të ikur nga burgjet

Maqedonia e Veriut është e para në Europë për numrin e personave të ikur nga burgu në 10,000 të burgosur. Indeksi 691 do të thotë se nga vendi kanë ikur 140 persona nga një kapacitet prej 2000 të burgosurve në vitin 2020, shifër kjo shumë më e lartë se te fqinjët tanë.
Në vendin e dytë në Europë është Holanda me 315 të burgosur të ikur në 2.000 persona, që është sa gjysma e numrit tonë, e më pas Zvicra me 284. Të dhënat i ka publikuar faqja landgeist.com, duke u thirrur në statistikën vjetore të dënimeve të Këshillit të Evropës.
Për krahasim, fqinjët tanë kanë indeks nga 0 deri në 22 të ikur nga burgjet në 10,000 persona, ndërsa në rajon theksohet Kroacia me indeks 65, që është për dhjetë herë më pak se Maqedonia.
Si duket në vendet më të vogla të cilat natyralisht kanë më pak të burgosur më tepër ikin, shkruhet në raport. Kjo vlenë edhe për vendet nordike si Holanda, ku ka pak të burgosur por shumë ikje. Përjashtim këtu ka vetëm Belgjika.
Çuditërisht në këtë hartë në Shqipëri, në Mal të Zi dhe Slloveni nuk ka aspak të ikur nga burgjet. Kjo ndoshta se këto vende formalisht nuk kanë paraqitur ikje të të burgosurve. Në grupën prej “0” ët ikur bien edhe Malta, Qipro, San Marino, Monako, Çekia, Irlanda Veriore dhe Letonia.
Për San Marinon numri zero përshtatet sepse në San Marino gjatë vitit 2019 kishte vetëm një i burgosur gjatë tërë vitit ndërsa në vitin 2020 fare nuk kishte të burgosur.