Maqedonia as nuk ka punëtorë të mjaftueshëm, e as nuk nuk merr punëtorë të huaj
Megjithëse përballet me mungesë të fuqisë punëtore, Maqedonia është ndër vendet në rajon me kuotën më të ulët për importimin e punëtorëve të huaj, shkruan Alsat.
Vitin e kaluar, institucionet tona kanë lëshuar vetëm 4,300 leje pune për të huajt, ndërsa 5,000 janë rezervuar për këtë vit. Me më shumë problem ballafaqohen industria, sektori i turizmit dhe ndërtimtaria.
“Shohim që Serbia ka ende kuota. Kroacia nuk ka më kuota. Atje deri në korrik kishte 108,000 punëtorë të huaj. Serbia rreth 25.000…”, theksoi Borçe Stojçevski, Shoqata për Mbrojtjen e Punëtorëve dhe të Drejtave të Punës “Tutela”.
Te ne që në pranverë u plotësua kuota, kryesisht për nevojat e kompanive turke të ndërtimit që sjellin punëtorë nga Turqia.
Kështu, sektorët e tjerë nuk mund të shpresonin në kuadro të huaja. Stojçevski thotë se shteti patjetër duhet të bëjë analizë se cilat vende pune janë të nevojshme dhe të thjeshtojë procedurat për ta, por të paktën duhet të kujdesen për njohuritë themelore të njohjes së një gjuhe të huaj globale.
“Te ne nëse nuk bëjmë një njohuri minimale të gjuhës, do të kemi një problem serioz nga njëra anë, dhe nga ana tjetër është një proces i vështirë për vetë punëdhënësit dhe për punëtorët e huaj. Nëse i kërkojmë që punëtori i huaj të mësojë maqedonisht, ai as nuk do të punonte”, u shpreh Borçe Stojçevski, Shoqata për Mbrojtjen e Punëtorëve dhe të Drejtave të Punës “Tutela”.
Hotelierët dhe gastronomët janë shumë të prekur nga situata aktuale, pasi një pjesë e madhe e kuadrit vendas shkoi për punë në Kroaci nga pranvera deri në vjeshtë.
“Për të mbajtur punëtorët, ne patjetër duhet të marrim më shumë të ardhura, në mënyrë që të mund të marrim paga më të larta. Kroacia gjithashtu ka rritur çmimet dhe janë shumë më të larta se në Ohër. Punonjësit që u larguan nga këtu dhe shkuan në Kroaci, për atë nëse janë të lumtur apo jo, do të tregojnë vetë ata”, tha Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.
Vetëm vitin e kaluar, mbi 10, 000 qytetarë nga Maqedonia kanë punuar në Kroaci. Punëtorët po kërkohen gjithnjë e më shumë atje, jo vetëm për sezonin veror, por edhe për dimrin.