September 21, 2024
BallinaMaqedoni

Maqedoni: Zjarri kaploi dy zjarrfikës, morën djegie serioze

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, sot pasdite deklaroi se sot në vend janë aktive dhjetë zjarre në ambient të hapur, disa prej të cilave kanë filluar pasditen e sotme, si zjarri i pyjeve mbi Radovish i cili ka hyrë në një pyll me pisha Zjarri më i rëndë dhe më i vështirë për t’u shuar, thekson ai, është zjarri në malin Serta, i cili tani është duke u përhapur pjesërisht në territorin e Shtipit dhe pjesërisht në territorin e Negotinës. Një zjarr të madh ka edhe në Komunën e Novosellës, në malin Ograzhden.

“Për fat të keq sot pasdite ky zjarr u ndez edhe më shumë. Aty aktualisht po operon një helikopter turk dhe me gjasë pasditen e sotme do t’i bashkohet një helikopter i policisë. Krahas kësaj, një zjarr të madh kemi edhe në komunën e Novosellës, në kufi me Bullgarinë, në malin Ograzhden, ku gjatë gjithë ditës sot punojnë katër er traktorë – dy të Drejtorisë dhe shpëtimit dhe dy er traktorë turq. Ne kemi pasur sukses të madh me funksionimin e er traktorëve, zjarri është gati të lokalizohet. Jam shumë optimist dhe mendoj se sonte do të lokalizohet ky zjarr që nesër t’i drejtojmë er traktorët në zjarrin e madh pranë malit Serta, tha drejtori i QMK-së.

Në të njëjtën kohë, siç tha ai, nesër në mëngjes pritet të arrijnë dy helikopterë nga Sllovenia – një helikopter i madh me ngarkesë prej pesë tonësh nga Serbia, ndërsa është paralajmëruar edhe një helikopter nga Mali i Zi.

Një pjesë e mirë e këtyre burimeve do t’i përqendrojmë në malin Serta dhe në varësi të zhvillimit të situatës dhe në një nga zjarret e tjera të pyjeve sepse situata ndryshon nga minuta në minutë, tha ai në një deklaratë për mediat.

Ai informoi dhe shprehu keqardhjen që në dy ditët e kaluara nga zjarri është përfshirë një sasi e caktuar pylli me gjelbërim.

Një helikopter policie i tipit Bel-412 i Departamentit të Njësive të Aviacionit ka kryer sot 23 fluturime, ka hedhur mbi 35 tonë ujë në zjarrin në malin Serta dhe ka operuar edhe në atarin e fshatit Kalanjevë, komuna e Negotinës.

E siç transmeton Lideri.mk, dy zjarrfikës kanë marë lëndime duke fikur një zjarr në rrethinën e Manastirit. Sipas korrespodentes së Tv Telma, ata kanë marë djegie serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.