BallinaMaqedoni

Maqedoni/Qytetarët i kanë borxh bankave rreth 3.9 miliardë euro

Gjithsej 3,9 miliardë euro është borxhi i qytetarëve të Maqedonisë ndaj bankave, thuhet në raportin e Bankës Popullore, përcjell Alsat.

Sipas këtyre vlerësimeve, borxhi i popullsisë ndaj bankave në muajin gusht ishte 0.4 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në nivel vjetor huamarrja është rritur për 7.2 për qind. Qytetarët gjatë muajit gusht kanë marrë hua kryesisht me kredi devizore, por në përgjithësi në nivel vjetor mbizotërojnë kreditë në denarë që qytetarët i tërheqin nga bankat. Statistikat tregojnë se kur qytetarët kanë nevojë për para, ata fokusohen më së shumti në kreditë konsumatore, pjesëmarrja e të cilave në shumën totale të kredisë është 2.02 miliardë euro. Në muajin gusht, kërkesat për kredi konsumatore shënuan rritje prej 0.3 për qind, ndërsa rritje vjetore prej 6.4 për qind. Te kreditë banesore, rritja mujore është 0.8, ndërsa rritja vjetore për 10.8 për qind. I pyetëm edhe qytetarët nëse mund të mbijetojnë pa kredi dhe ata me të cilët biseduam theksuan se është pothuajse e pamundur./Alsat