Maqedoni, policët, ushtarët, gazetarët… do të vaksinohen me vaksina ruse
Maqedoni, policët, ushtarët, gazetarët… do të vaksinohen me vaksina ruse
Njëzet mijë vaksina ruse “Sputnik” donacion nga Serbia, arritën në Klinikën e Transfuziologjisë në Shkup. Me to do të imunizohen të punësuarit nëpër institucione shtetërore si më të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme, si mjekët, policët, ushtarët, gazetarët, derisa rreth pesë mijë doza të mbetura nga Astra&Zeneca do të vaksinohen qytetarët e moshave më të shtyra, proces i cili po rrjedh, transmeton gazeta Lajm. Gjatë periudhës së ardhshme, Serbia fqinje do të dorëzojë edhe njëzet mijë doza tjera për rivaksinim, deklaroi dje ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Vaksina Sputnik është më specifike. Pas hapjes, brenda dy orëve duhet të aplikohet nga një ampulë mund të nxirren 10 doza. Bazuar në këtë, mendojmë se është ideale të jepet në një vend, dhe me këtë do të fillojë vaksinimi në Boris Trajkovski. Do të organizohet me caktim të terminëve dhe do të përfshijnë të punësuarit në MPB, ushtri, Prokurori, gjykata, pikat pagesore, gazetarët, DAP-i , edukatoret e çerdheve, shoferët e autobusëve publik. Dmth të gjithë ato që janë të rrezikuar dhe në moshë më të madhe- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.