BallinaMaqedoni

Maqedoni: Përmbaruesit i vidhen rreth 25 mijë euro

Një 46 vjeçar ka vjedhur afër 1.5 milionë denarë nga llogaria e një përmbaruesi, njofton MPB.

Siç transmeton portali Lideri, bëhet fjalë për K.K (46) nga Shtipi, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për përvetësim në shërbim.

Sipas policisë, K.K. paratë i ka vjedhur nga data 11.01.2016 deri më 17.10.2018 si punonjës administrativ për një përmbarues. Vjedhjen e ka kryer duke transferuar 1.425.956 denarë nga llogaria e transaksionit të një ekzekutuesi tjetër, të cilën e ka punëdhënësi, në llogaritë e transaksionit të gjashtë personave, të afërm të tij, transmeton Lideri.mk.

Pas kësaj, ai përdori kartat e tyre të pagesës për të tërhequr para nga një bankomat./Lideri