BallinaMaqedoni

Maqedoni, për një natë arrestohen 28 persona për tregti me drogë, kanë marë pasaportat e klientëve si garanci për pagesë

Njëzet e tetë persona janë privuar nga liria në aksionin e madh policor që u zhvillua dje në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në aksionin për shkatëtrimin e narkotrafikut mbrëmë, V.G.(22) dhe S.B.(21) nga Koçani, si dhe S.V të cilëve gjatë kontrollit iu gjetën shuma të mëdha parash, të cilat dyshohet se e kanë origjinën nga shitja e lëndëve narkotike. Krahas kësaj, siç transmeton lideri.mk, janë kryer kontrolle në shtatë lokacione në Shkup, ku te G.Sh.(41) nga Shkupi është gjetur marihuanë, peshore dhe sende të tjera lidhur me veprën penale, një plumb dhe një çakmak te (A.P) për një bombë, kurse te B.P (34) u gjetën mbetje kokaine dhe sende të tjera që lidhen me krimin.

Është arrestuar edhe A.B.J., për shkak të dyshimit për asgjësim të provave, si dhe M.D.(37) nga Shkupi, të cilit i është gjetur kokainë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj F.D.(41) nga Shkupi, është gjetur një sasi e madhe parash, marihuanë, letërnjoftime dhe pasaporta të disa personave u gjetën si garanci për blerjen dhe shitjen e drogave, dhe kur u morën masa për heqjen e lirisë, nuk është ndalur, me çrast ka dëmtuar tre vetura zyrtare, duke kryer veprën penale “pengim i zyrtarit në kryerjen e veprës zyrtare” dhe ndaj tij është lëshuar urdhër kontrolli.

Krahas gjithsej 28 personave të arrestuar, gjatë hetimit penal janë siguruar edhe shumë prova materiale për përfshirjen e personave në shitjen në rrugë të kokainës, amfetaminës dhe marihuanës. Ndaj dy personave u bë kallëzim penal dhe u caktua masa e paraburgimit, u sekuestrua një motoçikletë Honda, si dhe një automjet pasagjerësh Ford Mondeo, për të cilin janë siguruar dëshmi se përdorej për shitjen e kokainës.

Pooicia e Shkupit gjatë ditës së sotme do të paraqesë kallëzim penal kundër 7 personave në Prokurorinë Publike të Shkupit.

Aksioni është në kuadër të një hetimi penal që është kryer nga dhjetori i vitit 2023, transmeton lideri.mk, me urdhër të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Publike Shkup. Është realizuar bashkërisht nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm me Droga, Armë dhe Lëndë të Rrezikshme, Njësia Tigrat dhe SPB Shkup – Njësiti për Trafikim ilegale./Lideri