BallinaMaqedoni

Maqedoni, një person ndërroi jetë prej komplikimeve nga “Ethet e Nilit”

Një 78-vjeçar nga Koçani, banor i Komunës së Çeshinovës-Obleshevës, ka ndërruar jetë më 16 shtator në Klinikën për Sëmundje Infektive për shkak të komplikimeve nga virusi i Nilit Perëndimor, njoftoi Instituti i Shëndetësisë Publike. Ky është rasti i katërt i këtij viti dhe rasti është raportuar në ISHP më datë 12 të këtij muaji.

Simptomat e para të pacientit u shfaqën në datën 09.09.2024, ato ishin ulje e oreksit dhe rritje e temperaturës deri në 39°C. Për shkak të shfaqjes së shqetësimit, agresivitetit, afazisë dhe humbjes së vetëdijes, më 10 shtator 2024, pacienti është dërguar në Shtip, ku janë kryer procedurat diagnostike neurologjike.

Për shkak të gjendjes së rëndë të pacientit dhe encefalitit të diagnostikuar, ai gjatë të njëjtës ditë është dërguar në Spitalin për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup, transmeton portali Lideri.mk.

Me testimin serologjik është konstatuar sëmundja ethet e Nilit Perëndimor.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së pacientit dhe pavarësisht vendosjes së maskës së oksigjenit dhe terapisë për stabilizimin e gjendjes, pacienti ka ndërruar jetë më 16.09.2024, thuhet në raportin e ISHP-së.

“Pacienti është pensionist, i cili është marë me bujqësi, baba i 2 fëmijëve, i ve, banues në një shtëpi në fshat Obleshevë, Koçan. Sipas heteroanamnezës, pacienti nuk ka udhëtuar jashtë vendit dhe as jashtë vendbanimit gjatë periudhës së inkubacionit”, njoftoi ISHP.

Siç transmeton Lideri.mk, nuk ka asnjë person tjetër në familje me simptoma të ngjashme, por prania e mushkonjave është shënuar në rajonin e Koçanit. Sipas informacioneve nga epidemiologu përgjegjës, aktivitete për dezinsektim tokësor larvicid dhe adulticidal janë duke u zhvilluar në rajonin e Komunës së Koçanit, ndërsa në komunën e Çeshinovës-Obleshevës nuk janë kryer aktivitete dezinfektuese.

Rasti i parë i importuar te ne është regjistruar në prill të këtij viti, nga një banor i komunës së Vasilevës. Edhe rasti i dytë ka qenë i importuar, i regjistruar në muajin korrik te një banori Koçanës. Rasti i tretë është autokton, në muajin gusht 2024 është regjjstruar te banor i Tetovës./Lideri