Maqedoni

Maqedoni, një biznesmen në rrezik jete, në vend të ujit i dhanë lêng që ia djegi organet

Një burrë, biznesmen i njohur në Manastir, po lufton për jetë në klinikat e Shkupit. Ajo që i ndodhi i ngjan skenari të një filmi horror, por fatkeqësisht ngjarje të tilla janë bërë realitet në Maqedoni, shkruan Kurir.

Në restorant, pronari i të cilit është i njohur për banorët e Manastirit, biznesmeni tashmë i helmuar, ka kërkuar ujë. I është dhënë një pije që ia ka djegur organet dhe aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup në gjendje të rëndë, transmeton Lideri.mk.

KURIR ka rënë në kontakt me një të njohur të burrit që ka rrëfyer golgotën që kanë kaluar.