Maqedoni: Ndërroi jetë 45 vjeçari, u helmua në fermën e derrave
Dy persona janë helmuar nga një lëndë kimike në një fermë në fshatin Amzabegovë të Sveti Nikollës. Sipas informacioneve, njëri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i dyti është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, transmeton lideri.mk, e cila tha për MIA-n se aktualisht në fermën e derrave për kontroll janë ekipet e policisë në Sveti Nikole, prokurori publik, si dhe inspektorë të punës dhe inspektorë sanitarë, transmeton Lideri.mk.
“Ngjarja është raportuar në SPB Shtip në orën 11:01 dhe ka ndodhur rreth orës 10:30. Punëtori O.T. i lindur më 1978 ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe personi i dytë, gjegjësisht punëtori S.J. i lindur më 1971 është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup – thotë Panajotova.
Siç informon zëdhënësi i SPB Shtip, trupi i punëtorit të ndjerë do të dorëzohet për obduksion, më shumë informacion priten gjatë ditës së nesërme./Lideri