Maqedoni

Maqedoni, “Makpetrol” me fitim prej 20 milion euro në nëntë muajt e parë të këtij viti

Shoqëria aksionare “Makpetrol” nga Shkupi në periudhën prej janarit deri në 30 shtator të këtij viti, ka realizuar fitim prej 1,227,6 milion denarë, rreth 20 milion euro, pas procesit të TVSH-së. Kjo tregon rritje për disa herë, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ku fitimi ishte 231,2 milion denarë, apo rreth katër milion euro.

Rritja e fitimit në shumicën e rasteve është si rezultat i shitjes së aksineve në GA-MA SH.A që është realizuar më 25 gusht të këtij viti nëpërmjet “Bursa maqedonase të letërave me vlerë”.

“Makpetrol ka realizuar rezultat të shkëlqyeshëm pozitiv që tregon gjendjen e mirë të kompanisë, me pritshmëri që e njejta do të përmirësohet edhe më në periudhën e ardhshme. Përveç fitimit nga shitja e aksioneve, kompania ka realizuar fitim prej 8 milion euro edhe nga puna e saj” thonë nga kompania.

Edhe gjatë vitit 2021 kompania në fjalë ka vazhduar me ciklet investuese, duke investuar 210 milion denarë prej 3,5 milion euro, si rindërtim dhe ndërtim nga fillimi i objekteve të kompanisë.

Në kompani këtë sukses e vlerësojnë si punë e palodhshme e të punësuarve që nga fillimet e kësaj kompanie deri më sot.