Policia e Maqedonisë dhe Greqisë konfiskuan 106 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro
Rreth 160 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë në vlerë mbi 10 milionë euro është sekuestruar nga policia maqedonase dhe ajo greke në një operacion të madh në Greqi të koordinuar me DEA-n amerikane, mësojmë nga burime në hetim, mëson Sitel.
Sipas informacioneve tona, është shkatërruar një grup i madh i organizuar kriminal i cili ndiqej për një kohë të gjatë dhe janë arrestuar disa shtetas grekë dhe maqedonas, transmeton Lideri.mk.
Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase konfirmon se një aksion i madh është duke u zhvilluar, por detajet do t’i njoftojë pasi të përfundojë plotësisht. (Lideri)