Maqedoni, kapet gruaja 31 vjeçare, i nisi drogë me “kargo” bashkëshortit në burgun e Shutkës
Dy bashkëshortë nga Velesi përballen mr kallëzim penal pasi bashkëshortja 31-vjeçare ka tentuar t’i dërgojë me “kargo” heroinë bashkëshortit 32-vjeçar, i cili vuante dënimin me burg në burgun e Shtipit. Ministria e Brendshme thotë se heroina është zbuluar dhe konfiskuar nga punonjës të burgut.
“SPB Shtip ka parashtruar kallëzim penal kundër S.G.(31) dhe K.G.(32), të dy nga Velesi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg të narkotikëve. substancat psikotrope dhe prekursorët”, njoftoi MPB.