September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Maqedoni, dy kompanive të “kumarit” do t’u merret licenca

Ministrja e financave, Gordana Koçoska Dimitrievska thotë se procedura aktualisht është në Qeveri, përcjell TV21.

Ata nuk kanë paguar detyrime dhe taksa mbi të ardhurat personale nga fitimet e paguara. Kontrolli i jashtëm i DAP-it ka konstatuar se njëra prej kompanive nuk ka paguar taksa që nga korriku i vitit 2022, kur është themeluar. Nuk dihet shuma për të cilën është dëmtuar buxheti, kjo tani do të llogaritet.

“Ministria e Financave në vitet e kaluara vazhdimisht ka dorëzua kërkesa urgjente dhe shkresa në DAP dhe as një herë nuk ka marrë përgjigje as për shkresë e as për kërkesë urgjente. Kemi marrë përgjigje për herë të parë pas ardhjes së drejtores së re dhe për këtë mund të them… A ka pasur ndonjë dëm? Ka dëm, sepse nuk janë paguar detyrimet bazë, ndërsa deri në çfarë mase është bërë dëmi duhet të përcaktojnë organet kompetente”, theksoi Gordana Koçoska-Dimitrieska, ministre e Financave.