Maqedoni

Maqedoni, arrestohet polici që merej me kamata

Me datë 05.02.2025 në Radovish, zyrtarët policorë të Policisë së Strumicës kanë arrestuar G.T.(49) nga Radovishi dhe personin D.G.
Gjatë kontrollimit G.T. iu gjetën para që i ishin paguar gjatë shitjes së një motoçiklete, e cila i kishte dorëzuar D.G. në nëntor 2024 nga një banor i një fshati të Radovishit si peng që do t’i kthente paratë që D.G. si peng për borxh të marë. Ndërsa, gjatë kontrollimit të D.G. është gjetur edhe një kontratë shitblerje e noterizuar për shitjen e motorit. Policët me urdhër të gjykatës kanë bastisur edhe shtëpinë e D.G., ku janë gjetur edhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale.
Për ngjarjen janë njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së dhe Prokuroria Publike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse./Lideri.mk