June 25, 2024
Maqedoni

Maqedoni, ariu sulmon një person, e shpëtuan gjahtarët

Një person është sulmuar nga një ari dje në aksin mee fshatrave Plasnicë dhe Oraoec, komuna e Makedonski Brodit, njofton QKM.

I sulmuari u shpëtua nga gjuetarët që ndodheshin në afërsi të vendit të sulmit. Pasi kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë gjuetarët kanë qëlluar disa të shtëna në ajër, pas së cilave ariu është larguar. I sulmuari i tmerruar ka pësuar lëndime trupore.