Maqedoni

Maqedoni, 87 të infektuar me virus në 24 orët e fundit, 17 vi ktima

Sipas raportit ditor të Entit për Shëndetësi Publike, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 87 raste të reja të personave të infektuar me Kovid 19. prej tyre 26 janë në Shkup, 6 në Kumanovë, 5 në Prilep, 2 në Tetovë, e kështu me radhë.
Për fat të keq edhe në 24 orët e fundit mbetet i lartë numri i viktimave, sepse nga virusi jetën kanë humbur 17 persona, raporton gazeta Lajm.
Gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 197 pacientë, prej të cilëve 91 në Shkup, 25 në Prilep, 12 në Kumanovë, 14 në Ohër, e vetëm një në Tetovë.