Maqedonasit e sulmuan gjyqtarin në Manastir, nuk e duruan humbjen nga shqiptarët!
Shaban Sinani
Pelisteri i Manastirit ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga skuadra shqiptare Besa e Dobërdollit.
Pelisteri gjunjëzohet në Manastir dhe në derbin e javës së 11-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Policia e shpëtoi gjyqtarin nga rrahja në Maqedoni, nuk e duruan humbjen nga shqiptarët!
Mediumi maqedonas “Sportmedia” fajëson gjyqtarin Mlladenovski.
“Marijan Mlladenovski është arbitri i gjithëdijshëm nga Shkupi, njeriu me të zeza, Besës rregullisht i gjykon të gjitha ndeshjet dhe sfidat e tyre të vështira. Reagimi i vendasve, drejtuesve dhe lojtarëve të Pelisterit pas takimit është konfirmim i mjaftueshëm i zemërimit, pakënaqësisë dhe njoftimit se ka pasur ‘vjedhje’ arbitri.
Mësojmë se policia e ka shpëtuar Mlladenovskin nga një rrahje në teshatore ku ka pasur tentativë për sulm nga persona të caktuar që ndodhen në strukturat drejtuese të Pelisterit.
Le të kujtojmë, ky ishte një derbi, ky ishte një duel në Manastir për Pelisterin ku sipas zakonit të takimeve të tilla derbi arbitrat dinë t’i mbrojnë mysafirët me vite të tëra!
Pse!? Gjyqtari është gjykatës dhe sheh vetëm interesin e tij dhe “nuk lë mizë të zvarritet”, se me vendimet e tij shkatërrohet një projekt, buxhet, klub me tifozë dhe traditë!
Pelisteri duhet ta kërkojë fajin në radhët e tyre! Një klub si ky nuk mund, nuk guxon të jetë viktimë e dikujt dhe shaka e dikujt në fushën e vet. Një administratë e fortë dhe një ekip i fortë mund të luftojnë edhe kundër padrejtësive të arbitrave!
Mjaft me atë Mlladenovskin dhe arbitrazhin e tij të Besës! Jeni te mërzitshëm dhe qesharak edhe pse për çdo takim ka 3000 arsye p[r t[ ndaluar këtë lloj arbitrazhi!!!”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas.