Maqedoni

Maqedonasi Emil Kostovski deklarohet si shqiptar dhe zë vendin e punës në Kinotekën e Maqedonisë (DOKUMENT)

Vazhdon trendi i punësimeve të maqedonasve përmes deklarimeve të tyre si shqiptarë. Kjo ka ndodhur këtyre ditëve në Kinotekën e Maqedonisë, ku Emil Kostovski i deklaruar si shqiptar është pranuar në punë si filmolog, shkruan Plusinfo.

Sipas këtij portali nga të gjitha kandidatët që kanë konkurruar është pranuar Emil Kostovski, ku në vendimin e punës të nënshkruar nga drejtori Vlladimir Angellov, Kostovski është shkruar se është shqiptar, por mediat maqedonase raportojnë atë si maqedonas.

Këto veprime janë quajtur skandaloze dhe se përmes këtyre punësimeve po rritet përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet e shtetit. (INA)