Manipulim dhe blerje votash? Prokuroria heton N.P. Komunalec në Dellçevë
Manipulim dhe blerje votash? Prokuroria heton N.P. Komunalec në Dellçevë.
Prokuroria Publike (PP) është duke hetuar ndërmarrjen publike “Komunalec” në Dellçevë mbi dyshimet për vendosjen e orëmatësve të ujit në prag të periudhës zgjedhore si tentim për manipulim dhe blerje të votave. Procedura hetimore ka nisur me kërkesë të MPB-së ndërsa është lëshuar urdhër për verifikimin e dokumentacionit zyrtar. Ndërkohë në një fshat të Radovishit ndaj një votuesi po merren masa ligjore për shkak se i njëjti fletëvotimin e ka kthyer nga vëzhguesit dhe ka provokuar. Kryetari i Komisionit pranë Prokurorisë Publike për hetimin e veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, Xhelal Bajrami ka vlerësuar se procesi zgjedhor deri tani është zhvilluar pa pengesa dhe parregullsi të theksuara. /Alsat.mk