Man United do të marrë një dënim të ashpër nëse nuk arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve
Manchester United do të marrë një dënim të madh sa i përket anës financiare sa herë që ata dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, sipas marrëveshjes së tyre të re me Adidas.
Kontrata origjinale prej dhjetë vitesh e United me Adidas, e cila kap vlerën e 750 milionë eurove do të skadojë vitin e ardhshëm.
Vajzat U16/ Kosova pëson humbje nga Skocia, që doli fituese e turneut të UEFA-s në TiranëProjekti i ri me Inteligjencë Artificiale – mund të krijoni avatarë dhe t’i…Pa fitues në Suharekë, Ballkani dhe Llapi luajnë baras në derbin e javësMalisheva fiton bindshëm te Liria, i afrohet në vetëm pesë pikë liderit“Ajo nuk ka vdekur”, ish-kujdestari i familjes mbretërore tregon se ku ësht…
Sidoqoftë, ‘Djajtë e Kuq’ kanë një kontratë të re me Adidas e cila do të startojë që nga viti 2025. Sipas asaj që raporton The Times, klauzola do të aktivizohet kur marrëveshja e re do të fillojë.
Nën kushtet e reja të marrëveshjes, Manchester United do të marrë një dënim prej 10 milionë eurosh, sa herë që ata dështojnë të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.
Man United momentalisht kanë okupuar vendin e gjashtë në tabelën e Ligës Premier dhe nuk do të penalizohen nëse nuk arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sepse ata kishin qenë më herët gjatë këtij sezoni të përfshirë në këtë garë.
Klubi anglez kishte nënshkruar një marrëveshje të re me Adidas vitin e kaluar e cila kapte vlerën e 900 milionë eurove dhe ishte marrëveshja më e madhe e fanellave në histori të Ligës Premier.
Ata janë momentalisht tetë pikë larg vendit të katërt që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve, vend ky i cili mbahet nga Aston Villa.