Sport

Man. Junajtedi zgjidh problemin e sulmit

Man. Junajted mendon për të tashmën, por edhe për të ardhmen. Nëse në kampionat siguria matematikore e Ligës së Kampionëve pritet të vijë së shpejti, jashtë Premierligës, ka një finale në Ligën Europa për të zhvilluar pasi e fitoi tre vite më parë!

Ndërkohë, e ardhmja do të jetë sërish nën shenjën e Edinson Kavanit. Të paktën sipas asaj që eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar.

“Kavani ka nënshkruar një kontratë të re deri në qershor 2022 me Man. Junajtedin dhe zyrtarizimi pritet të vijë këto ditë, por tashmë firma është hedhur dhe akordi është gjetur,” ka shkruar gazetari Romano.

Këtë sezon, edhe pse nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet, Kavani ka arritur të shënojë 9 gola në Premierligë në 23 ndeshje dhe 2 asiste, teksa në Ligën Europa League ka shënuar 5 gola dhe 3 asist në 5 ndeshje.