Maqedoni

Mali Sharr shpallet park nacional me ligj

Mali Sharr edhe zyrtarisht është park nacional. Sot në Parlament 66 deputetë miratuan ligjin që një pjesë e malit të shpallet park kombëtar. Mali Sharr është parku i katërt kombëtar në vend, pas Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës, dhe i pari pas pavarësisë së vendit. Kjo hap mundësinë për mbrojtje të organizuar të mbi 60 mijë hektarëve, që përfshin 30 fshatra. Për disa dekada mali po përballet me shpyllëzimet, gjuetinë e paligjshme dhe zgjerimin e ndërtimeve. Lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve rrjedhëse, ato që janë ndërtuar tashmë do të vazhdojnë të punojnë dhe shteti njoftoi se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me kompanitë që kanë filluar tashmë procedurë për të marrë leje për të njëjtin qëllim, që heqin dorë nga ai.