Maksim Dimitrievski kundër Akademisë Shqiptare të Shkencave: Rezultat i populizmit paszgjedhor!
Kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski ka kritikuar idenë e VLEN për krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Artit, përcjell TV21. Dimitrievski në reagimin e tij thotë se ASHAM është akademi e vetme dhe se nuk lejon paralelizëm.
“Shkenca nuk duhet të politizohet apo etnizohet, ajo ka gjenezën dhe vazhdimësinë e saj. Përpjekjet dhe idetë e këtilla janë rezultat i populizmit paszgjedhor. Në Maqedoni ekziston ASHAM, si një Akademi e vetme që është e të gjithëve dhe nuk lejohet asnjë paralelizëm. Partnerët në qeveri nga VLEN duhet të drejtohen nga rritja ekonomike dhe zhvillimi i shtetit, për jetë më e mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe përkushtim thelbësor për të shtypur krimin dhe korrupsionin, përfshirë korrupsionin politik. Për këtë, ka nevojë edhe për ofertë të kuadrove me një të kaluar të pastër pa krime dhe bishta”, thuhet në reagimin e Dimitreivskit./tv21.tv