September 29, 2024
Maqedoni

Makina përplas të riun nga fshati Llopat i Kumanovës, dërgohet me urgjencë në spital

Dje në ora 16:15 në SPB Kumanovë është raportuar se në kryqëzimin nga rr. “315” dhe rruga “312” në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.J (28) nga fshati Kojnare e Poshtme, Kumanovë, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një i mitur nga fshati Llopatë, komuna e Kumanovës.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë.

Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i SPB Kumanovë.