September 8, 2024
Kosovë

Lutfi Haziri kritikon Vjosa Osmanin: Do të harrohet…

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, realizoi rrugën e vet politike, meqë në Lidhjen Demokratike, gjeti ambient të demokracisë së brendshme.

Megjithatë, kur foli për pritshmëritë ndaj saj, ai u shpreh se nëse presidentja Osmani mbetet marionetë e kryeministrit Kurti, do të harrohet veprimtaria e saj.

”Nëse nuk arrin me mbyll ndershëm këtë mandat dhe me mbet marionetë e Albin Kurtit në detyrë, njerëzit kanë me harru kush ka qenë presidente”, deklaroi ai në T7.