Kosovë

Luftëtari i vërtetë sfidon veteranët e rrejshëm: Mos të protestojmë në Prishtinë, të shkojmë në Mitrovicë!

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në sheshi Skënderbeu në Prishtinë ku janë duke protestuar kundër Qeverisë së Kosovës.

Ata po kundërshtojnë miratimin e Ligjit për pagën minimale që i anashkalon pensionet e tyre përcjell albinfo.ch.

Edhe qytetarët janë duke protestuar dhe kërkojnë dorëzimim e mandatit të deputetes Mimoza Kusari Lila e cila dëgjohet tek negocion me Sllavko Simiq për këtë ligj.

Edhe në mesin e veteranëve të vërtetë, që kanë luftuar kundër forcave serbe, ka zëra që janë kundër protestës në Prishtinë.

“Veteranët nuk duhet të protestojnë në Prishtinë, por të shkojnë në Mitrovicë, Zveçan e Leposaviq”, kanë shkruar disa prej tyre në rrjetet sociale, transmeton Lideri.mk.