October 5, 2024
Shqipëri

Luan Qato zgjedhet në detyrën ZëvendësSekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë

Kryesia e Partisë së Lirisë, me qëllim forcimin e mëtejshëm të strukturave në nivel qendror dhe vendor, të hapjes së pandalshme, zgjerimit të mbështetjes së saj qytetare, si dhe në mbështetje të politikave dhe prioriteteve të saj kryesore zgjodhi sot Luan Qato si ZëvendësSekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. Urimi i parë me këtë rast ka ardhur nga presidenti i partisë, Ilir Meta.

“Uroj z.Luan Qato, për detyrën e re si ZëvendësSekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i votuar unanimisht sot në mbledhjen e Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë.

Jam shumë i sigurt, që me punën e palodhur, dhe frymën pozitive dhe bashkëpunuese që e karakterizon, do ta realizojë me sukses edhe këtë detyrë.

Mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e dhënë si Sekretar Politik për Qarkun e Fierit dhe në këto 20 vite, si themelues i forcës tonë politike”, thuhet në urimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zgjedhjen e Luan Qato në pozitën e re.