LSM proteston para Gjykatës Supreme, konfiskimi i shtëpisë së punëtorëve, i paligjshëm
Përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë sot do të protestojnë para Gjykatës Supreme. Në këtë mënyrë ata do të shprehin pakënaqësinë e tyre për vendimin e marrë nga gjykata për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve.
Më 9 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Supreme vendosi dhe ua konfiskoi Shtëpinë e Punëtorëve LSM-së, dhe për këtë vendim sindikata kërkoi dorëheqjen e gjyqtarëve që morën vendimin dhe dorëzuan propozimin për shkarkimin e tyre në Këshillin Gjyqësor. LSM ka dërguar kërkesë edhe në Gjykatën Kushtetuese për shkak se Gjykata Supreme nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1992, ku thuhet se shteti nuk ka të drejtë të konfiskojë pasurinë e sindikatave.