Maqedoni

LSDM: VMRO-DPMNE-ja me Davkovën ofron izolimin – larg BE-së!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

VMRO-DPMNE-ja ofron opsionin që sërish të mbetemi të bllokuar për 11 vite – reagojnë nga LSDM-ja lidhur me kandidaturën e Gordana Siljanovska Davkovës.

“Atë që e ofrojnë Mickoski dhe DPMNE bashkë me Siljanovskën është që të heqim dorë nga e ardhmja. Japin premtime të rreme që nuk do të reaziohen. Shembulli i njëjtë është edhe me propozimin për kandidaten presidenciale me Davkovën. DPMNE-ja nuk mund të sjellë ndryshime pozitive, për shkak se shansi I vetëm për Maqedoninë është anëtarësimi në BE – kurse ata janë kundër. Me DPMNE edhe për 100 vite s`ka BE. Zgjedhja për qytetarët është e qartë. Përpara me rrugën evropiane dhe të progresit me LSDM-në ose prapar dhe në izolim me DPMNE-në” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM. /tvklan.mk/