LSDM thotë se ka zgjedhur kandidatët më të mirë
Zëvendëskryeministri dhe sekretari i Pëgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski deklaroi se deri në fund të muajit LSDM do t’i shpall të gjithë kandidatët për këto zgjedhje lokale.
Sipas tij, partia e tij prin bindshëm në pjesën lindore të vendit, dhe se LSDM është fabvorite në këto zgjedhje.
“Besoj se deri në fund të muajit do t’i shpallim kandidatët tjerë. Ne dëshirojmë t’i përzgjedhim kandidatët më të mirë. E dëgjojmë zërin e qytetarëve, bëjmë analiza brendapartiake dhe në terre, dhe në mënyrë transparente dhe me demokraci”, tha Nikollovski.
Ai shtoi se deri tani janë shpallur 51 kandidatë dhe se të tjerët do të zgjidhen deri në fund të muajit.