Maqedoni

LSDM: Qeveria duhet t’i rrisë pagat për mësimdhënësit për 12% në shtator

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Daniela Nikollova në konferencë për shtyp tha se ministrja Vesna Janevski disa herë ka thënë se Qeveria nuk mund të sigurojë para për rritjen e pagave për mësimdhënësit.

“Qeveria me arsyetime të paarsyeshme shmang realizimin e këtij obligimi ndaj mësimdhënësit. Në vititet e kaluara, VMRO-DPMNE premtonte paga më të larta, mbante greva edhe pse pagat e mësimdhënësve rriteshin çdo ditë”, u shpreh Nikollova.

Ajo shtoi se në vitin 2022, e njëjta ministre në kohën kur ishte në opozitë deklaronte se Qeveria duhet të sigurojë para për shkak se bëhet fjalë për mësimdhënësit.

“Tani e njëjta Vesna Janevska, pasi u ul në karrigen e ministres, flet krejtësisht ndryshe. Kjo është manipulim me mësimdhënësit dhe për të gjithë punonjësit në arsim”, tha Nikollova duke shtuar se shteti ka para, por Qeveria merret me udhëtime luksoze.