Maqedoni

LSDM nesër zgjedh kryetarin e ri

Nesër rreth 23 mijë anëtarë të LSDM-së do të kenë mundësi të votojnë për kryetar të partisë.

Para 3 viteve, kur kryetar i partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votim u paraqitën 68.999 anëtarë.

Pas propozimit të Sllavjanka Petrovska që të anulohen zgjedhjet në LSDM, Komisioni Zgjedhor Qendror i partisë u përgjigj se zgjedhjet do të vazhdojnë për arsye se procesi është legjitim dhe demokratik.

Krahas Petrovskës në garë janë edhe Venko Filipçe, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski.