LSDM: Milloshoski të mos bllokojë Ligjin për masa kufizuese
Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE nuk duhet ta bllokojë Ligjin për masa kufizuese në Kuvendin e Maqedonisë, thonë nga LSDM.
“Vendimi i fundit i partnerit tonë strategjik, SHBA-së, është një tjetër konfirmim se pse është urgjentisht e nevojshme miratimi i këtij ligji dhe krijimi i mundësisë që të gjitha rastet e tilla të referuara nga partnerët tanë strategjikë të procedohen përmes legjislacionit vendas. Milloshoski, i cili drejton Komisionin parlamentar për politikë të jashtme, menjëherë të vendosë në rend dite Ligjin për masa kufizuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM të mbështesin dhe ligji të miratohet”, shtoi LSDM.
Siç thonë ata, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit nuk ka kompromise dhe nuk duhet të ketë më vonesa.