Maqedoni

LSDM: Merkel dhe Makron kërkuan nga Zaev të tërheqë dorëheqjen

Burime nga LSDM kanë thënë për “Fokus” se kancelarja gjermne Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, kanë ndikuar në vendimin e kryeministrit Zoran Zaev të mos ngutet me dorëheqjet nga posti kryeministër dhe kryetar i LSDM-së.

Këto burime kanë thënë se Zaev në mbledhjen e mbrëmshme ka informuar kreun partiak se figura të fuqishme, në mesin e të cilëve edhe Merkel e Makron e kanë kontaktuar, duke kërkuar që të mos ejojë destabilizim të vendit, por edhe që vend ka gjasa më në fund në dhjetor të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, transmeton Zhurnal.

Sido që të jetë, nga LSDM kanë thënë se Zaev do të japë dorëheqje deri në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm, kanë njoftuar burime në LSDM.

Ndryshe Zaev mbrëmë vonë deklaroi se në seancat e mbrëmshme të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë nuk është diskutuar as nuk është vendosur për dorëheqjet e tij në pozitat më të larta të partisë dhe Qeverisë, duke shtuar se ngelet “të ndihmojë që të stabilizohet shumica parlamentare dhe me mundësi të rritet”.

“Liria është gjë e bukur. Sot e kemi vendimin e Këshillit qendror për anulimin e dorëheqjeve. As dorëheqjet e mia janë diskutuar, as nuk është marrë vendim për to. Kur i paralajmërova më datën 31 e konfirmova se mbetem që të ruhet shumica dhe me mundësi të rritet. Pres shumica demokratike të stabilizohet, veçanërisht ajo shumicë që është për BE-në, për shoqërinë multietnike. Ditët janë para nesh, gjithsesi këtë do ta mësojmë të gjithë”, tha Zaev pas seancës së organeve më të larta të LSDM-së.

Këshilli Ekzekutiv dhe Qendror i LSDM-së mbrëmë në mënyrë unanime sollën vendim që kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev t’i anulojë dorëheqjet derisa normalizohen proceset në shtet. Zaev dorëheqjet i paralajmëroi natën pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.